Home KRYESORE Rama në spital: I shqetësuar për ambulancën që bllokoi PD-ja!

Rama në spital: I shqetësuar për ambulancën që bllokoi PD-ja!

Ka vazhduar edhe sot propaganda elektorale e Kryeministrit me ambulancat e dites se djeshme te protestes… Dje u panë video ku protestuesit i hapnin rrugë ambulancës, por sot Kryeministri na sjell një tjetër dëshmi permes vizites direkt ene kamerat e televizioneve në Spitalin Ushtarak ndersa ka vizituar familjarët e nje paciente të moshuar i cili mbeti e bllokuar në trafik.

Në fakt trafiku është një gjë e zakonshme në Tiranë dhe ka plot raste kur ambulancat mbeten të bllokuara, por Rama ka vendosur të vizitojë pikërisht të sëmurën që bllokoi PD-ja…

Postimi i plotë Kryeministrit në facebook

FALI ZOT SE S’DINË SE Ç’BËJNË

Të gjithë ata njerëz të zakonshëm që i’u përgjigjen thirrjes për të bllokuar rrugët, duhet ta shohin këtë video. Edhe të gjithë ata që nuk i’u përgjigjen thirrjes edhe pse janë anëtarë apo simpatizantë të PD-së, duhet ta shohin këtë video. Ndërsa gjithë atyre të tjerëve që ishin kundër bllokimit të rrugëve dhe do ta shohin këtë video, u lutem të mos mallkojnë të gënjyerit nga frikacakët e ngujuar në Çadër, po thjesht të mos e harrojnë atë që do të shohin!

Share: