Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë të hënën se i ka dëgjuar shqetësimet e ngritura nga vëzhguesit evropianë të referendumit të zhvilluar të dielën në Turqi për ndryshime kushetetuese, dhe se është në pritje të një raporti përfundimtar, duke sugjeruar se nuk do të komentojë më shumë derisa të publikohet një vlerësim i plotë, raporton Reuters.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka thënë, në një raport paraprak, se referendumi i djeshëm – i cili i ka dhënë presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, kompetenca të reja gjithëpërfshirëse – nuk i ka respektuar normat demokratike.
“Ne presim raportin përfundimtar të OSBE’së, i cili, siç kemi mësuar, do të publikohet pas disa javësh”, ka thënë ushtruesi i detyrës së zëdhënësit të DASH, Mark Toner.