Home KRYESORE Sherrri midis Lorenc Vangjelit dhe rakipllarit! £60grade.al: Ja çfarë bënë pas emisionit...

Sherrri midis Lorenc Vangjelit dhe rakipllarit! £60grade.al: Ja çfarë bënë pas emisionit (VIDEO)

Dy gazetarët Robert Rakipllari dhe Lorenc Vangjelli kanë shkaktuar mbrëmë një incident në studion e “Opinion” që njihet për debate të ashpra mes politikanëve, por kësaj radhe nuk i kanë shpëtuar as gazetarët….Ata kanë kaluar në ofendime personale, ç’ka detyroi drejtuesin Blendi Fevziu të fusë reklama. I gjithë debati nisi për raportin Rama-Meta, që sipas Rakipllarit janë ndarë, ndërsa sipas Vangjelit Jo.

Debati

Gjatë gjithë emisionit Rakipllari dhe Vangjeli kanë ndarë qendrime të ndryshme dhe kanë komentuar në mënyra të ndryshme deklaratat e Ramës dhe Metës.

Sipas Vangjelit, palët i ndan kriza e besimit, pra Meta s’ka besim tek Rama dhe anasjelltas. Sakaq nuk kanë besim as tek Basha. Por sipas tij koalicioni po vazhdon…

Nga ana tjetër, Rakipllari mendon se Rama-Meta janë ndarë dhe nuk takohen më.

Në një momenti, Vangjeli thumbon Rakipllarin duke thënë: “Ironia inteligjente e atij…”. Rakipllari ia kthen: Me ty po tallen njerëzit po thonë në facebook se je gomar…

Ndërhyn Fevziu: Për atë punë edhe mua më thonë bjeri me shkop por këto nuk merren për bazë…

Me tej Rakipllari e merr sërish fjalën dhe thotë se: “Palët janë ndarë pavarësisht dëshirës së Lorencit që çfarë do të ndodhë vetëm Rama me Metën mos të ndahen. Është pak a shumë e njëjta logjike si socialistja e Beratit…

Ndërhyn Vangjeli: Kur bën ironi edhe Berti.. është njësoj si të krahasosh sharrën e drurit me muzikën klasike.

Rakipllari: Të kam thënë je një idiot, o burrë. Ky është një budalla! Idiot…

Fevziu: Boll tani mos e prish emisionin.

Rakipllari: Si të mos e prish ky është një budalla dhe kaq.

Fevziu: Spotet publicitare dhe ktheheni në pjesën e dytë.

Në pjesën e dytë të emisionit debati është zhvilluar më i qetë dhe Rakipllari me Vangjelin kanë shmangur përballjen. Në panel ishin edhe analisti Preç Zogaj dhe gazetari Armand Shkullaku që ndërhynë për të qetësuar.

Çfarë ndodhi pas emisionit?

Në përfundim të emisionit “Opinion” rreth mesnatës dy gazetarët duket se e tejkaluan momentin e vështirë dhe janë parë të dalin bashkë nga studiot e Tv Klan./360grade.al

Share: