Home KRYESORE Neutralizojnë rojet, persona të armatosur grabisin firmën në Tiranë

Neutralizojnë rojet, persona të armatosur grabisin firmën në Tiranë

Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një firmë në Fushë Prezë, Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:23 të mëngjesit, kur persona të armatosur kanë arritur të neutralizojnë rojet e një firme private dhe të grabisin shumën e 70 000 lekëve.

Rojet private i thanë policisë se dy persona të armatosur kishin arritur t’i neutralizonin ata, ndërsa dy të tjerë kishin grabitur shumën monetare.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share: