Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Ilir Meta u takuan sot për rreth 1 orë në kryesinë e Kuvendit, dy ditë pasi lideri i LSI-së foli për krjimin e një qeverie besimi dhe zgjedhje edhe me opozitën.
Pak orë pas mbylljes së këtij takimi zbulohet edhe se për çfarë po flitet konkretisht sipas avokat Spartak Ngjeles aleat i ngushtë i Ramës
“Sipas burimeve të mia, Meta kërkon ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Presidentin që opozita të dalë nga çadra dhe të rikthehet në Kuvend. Meta i ka thënë Ramës që nëse LSI merr këto poste, opozita del nga çadra”, thotë Ngjela për Panoramen.
Megjithatë sipas tij, posti i ministrit të Brendshëm, është shumë i rëndësishëm dhe Rama nuk mund ta japë te aleati kryesor pa u konsultuar më parë.
“Po a e di Meta që të marrë ministrin e Brendshëm, duhet të pyesë aleatët e mëdhenj, sidomos Uashingtonin?”, pyet Ngjela.