Mbledhja e Qarkut të Vlorës është përfshirë nga debatet e forta mes socialistëve, pasi 1/3 e këshilltarëve kërkojnë shkarkimin e Sadri Danajt.
Në fillim të mbledhjes, në emër të grupit të këshilltarëve të majtë, kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli kërkoi që në rendin e ditës të futet edhe kërkesa për mocion mosbesimi, ndërsa Danajt iu drejtua me fjalët ‘Ke humbur besimin e socialistëve’.
Kërkesa për mocion është firmosur nga 1/3 e këshilltarëve, ndërsa argumentohet sipas tyre me punën jo efikase të Danajt në krye të institucionit.
Por, Danaj nuk ka pranuar që kërkesa të hidhet sot në votim, pasi pretendon që duhet të kalojë 10 ditë sipas ligjit, që të njihet me kërkesën, por PS kërkon që votimi të bëhet sot.
Ndërsa LSI është larguar duke braktisur mbledhjen, pasi më herë kërkoi që të ketë një konsultim brenda koalicionit dhe votimi të shtyhet për në mbledhjen e radhës.
Të pranishëm në mbledhjen e qarkut janë edhe ministri Gjiknuri me deputetin Marto dhe kryetari i PS. Ndërsa këshilltarët e djathtë e kanë bojkotuar mbledhjen.
Sadri Danaj njihet si një mbështetës i ish-deputetit Kokëdhima në qarkun e Vlorës.
Debatet/ Dritan Leli: Ke humbur besimin e Partisë Socialiste
Dritan Leli: Kërkojmë shkarkimin e kryetarit të qarkut, kemi dorëzuar mocionin e mosbesimit
Sadri Danaj: Kërkesa është e paligjshme, kërkoj 10 ditë kohë që të njihem, sikur e parashikon edhe ligji
Dritan Leli: Ke humbur besimin e Partisë Socialiste, prandaj kërkojmë mocion
Sadri Danaj-Lelit: Ti e ke lënë popullin në baltë
Këshilltarët: Kanë firmosur 15 këshilltarë, të futet në rendin e ditës mocioni
Sadri Danaj: E thotë ligji duhet 10 ditë kohë
Kryebashkiakja e Sarandës: Më vjen turp që jam prezente jam dëshmitare e kësaj historie, a mund ta interpretosh cfarë bëhet në këto raste, por ta dimë ama.
Juristi duhet të flasë ose në të kundërt të vazhdojë mbledhja
Baki Jazaj i LSI: Cfarë të keqe ka që të shtyhet seanca edhe një javë. Duam kohë që të njihemi me kërkesën për shkarkim. Media