Home KRYESORE Tillerson, më 11 prill në Moskë; vizita e parë zyrtare

Tillerson, më 11 prill në Moskë; vizita e parë zyrtare

Duket se Uashingtoni dhe Moska i kanë patur seriozisht angazhimet e tyre për shkrirjen e akujve.

Kjo, pasi sekretari i Shtetit, Rex Tillerson do të vizitojë Rusinë më 11 dhe 12 prillin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ruse për agjencinë e lajmeve “Tass”.

“Në datat 11 dhe 12 prill, sekretari amerikan i Shtetit do të kryejë një vizitë pune në Moskë”, thuhet në një njoftim të ministrisë. Kjo është vizita e parë në Moskë e shefit të diplomacisë amerikane të administratës Trump.

Tillerson do të takohet me homologun rus Sergej Lavrov dhe siç njofton ministria, Lavrov do të ngrejë çështjen e qytetarëve rusë të arrestuar nga shërbimet sekrete amerikane në vende të treta.

Share: