Home KRYESORE VIDEO/ Shokuese, fëmija 6 vjeç në krimet makabre të ISIS

VIDEO/ Shokuese, fëmija 6 vjeç në krimet makabre të ISIS

Është shfaqur një video propaganduese dhe e tmerrshme e ISIS, në të cilën shihet një djalosh gjashtëvjeçar duke asistuar në prerjen e kokës se të burgosurve. Djaloshi, i cili ka të vendosur një shami të zezë dhe rroba ushtarake kamuflazh, mbanë një fjalim përderisa mbanë në duar dy thika.

Pas kësaj ekzekutuesit i afrohen atij dhe marrin thikat për t’i prerë kokat e të burgosurve në Siri. Para vrasjes, djaloshi kërkon paqe nga Profeti Muhammad dhe Allahu për ekzekutuesit dhe përfundon fjalimin me fjalinë “Tradhtaret dhe vrasësit e tyre të mos takohen kurrë në ferr”.

Pas vrasjes trupat e të burgosurve lihen në afërsi të lumit. Kjo video rrëqethëse besohet që është xhiruar së fundmi në vendin e ISIS në Raqqa në Siri./lapsi.al

Video:
Share: