Home KRYESORE Vlorë/ Pako me eksploziv poshtë makinës së Bashkim Brahimajt

Vlorë/ Pako me eksploziv poshtë makinës së Bashkim Brahimajt

Një pako, që dyshohet se është eksploziv u gjet poshtë një automjeti në Vlorë. Sipas të dhënave të para, makina e cila për fat nuk ka shpërthyer thuhet se është në pronësi të shtetasit Bashkim Brahimaj.

Lënda plasëse dyshohet se është vendosur në makinën tip benz me targa AA 902 NA, e cila ishte e parkuar në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Bashkim Brahimaj nuk është emër i panjohur për policinë, pasi atij i është vendosur edhe dy herë të tjera tritol poshtë makinës, por ka mundur të shpëtojë vetëm me plagosje. Ai është vëllai i Isuf Brahimajt, që u vra në atentat ne gusht të 2014.

Dy atentatet

Ermal (Bashkim) Brahimaj, u ka shpëtuar dy atentateve. Më 31 gusht të vitit të kaluar, thuajse në të njëjtin vend ku ndodhi ngjarja e djeshme, iu bë atentat me bombë të telekomanduar 31-vjeçarit Ermal Bajramaj, i njohur ndryshe si Bashkim Brahimaj.

Ai është vëllai i viktimës së djeshme, Isuf Brahimaj, apo siç njihen me mbiemrin e saktë, Kokaj. Atentati ndaj tij ndodhi në orën 08:30, në rrugën e “Çipajve” pranë Rrugës Transballkanike. Mjeti “Mercedes-Benz ML”, ngjyrë gri, me targa AA 663 BF, i cili drejtohej dhe posedohej nga Ermal Brahimaj, ka shpërthyer, por shënjestra mbeti i plagosur lehtë.

Pas hetimit rezultoi se në pjesën e poshtme të motorit të automjetit ishte vendosur një sasi nga 150 deri në 200 gramë. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes u shprehën se 31-vjeçari kishte shkuar për të larë makinën në një lavazh pranë Rrugës Transballkanike.

Ai ka udhëtuar rreth 15 metra në sens të kundërt, por sapo i është afruar dy metra lavazhit, automjeti ka shpërthyer. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka mundur të dalë nga makina. Ai është ndihmuar nga dëshmitarët, të cilët e dërguan menjëhërë në spital. 31-vjeçari Ermal Brahimi është i martuar.

Sipas të dhënave, atij i është bërë dy herë atentat me lëndë shpërthyese. Fillimisht i është vendosur tritol në automjet më 31 gusht 2013 dhe më pas në motoçikletë po në Rrugën Transballkanike më 24 tetor 2013. Në të dyja rastet që është marrë në pyetje, ai ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë.

Share: