Shkrimtari Zija Çela ka qenë sot i pranishëm në çadrën e Partisë Demokratike, ku ka mbajtur edhe një fjalim përpara protestuesve. Çela ka kritikuar sjelljen dhe gjuhën e kryeministrit Edi Rama, ndërsa takimin e pritshëm Rama-Basha e ka konsideruar të vështirë por jo të pamundur.
I ulur në krah të Bashës, Çela shpjegoi pse kreu i opozitës nuk mund të kërkojë dorëheqjen e Ramës si kryeministër përpara negociatave politike.
Sipas shkrimtarit, është pa kuptimtë një takim i këtij niveli me një njeri që nuk ka pushtet ekzekutiv. Çela theksoi se Basha dhe Rama duhet të ulen në tavolinë me statuset që kanë dhe më pas të diskutohet edhe për një dorëheqje të mundshme të kryeministrit.
Ai kërkoi më shumë përgjegjësi nga klasa politike për gjetjen e një zgjidhje për krizën ku ndodhet vendi.