Home KRYESORE Balli Kombëtar, Legalistët dhe Komunistët janë bërë bashkë në emisionin “Versus”

Balli Kombëtar, Legalistët dhe Komunistët janë bërë bashkë në emisionin “Versus”

Për herë të parë përfaqësues të Partisë së Ballit Kombëtar, Legalistët dhe Komunistët janë bërë bashkë në emisionin “Versus” të Artur Nura në Report Tv.

Sulejman Gjana, Kryetar Partia e Legalitetit, Adriatik Alimadhi, Kryetar i Ballit Kombëtar, Muharem Xhafa, Kryetar Partia e Punes te Shqiperise, Qemal Cicollari, Kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë, debatuan për simbolikën e 9 majit të 1945­ës, fitorja e aleatëve kundër nazizmit, por edhe për çështjet parimore e ideologjike që kanë ndarë legalistët e ballistët nga komunistët për
dekada me radhë.

Këta të fundit udhëhoqën Shqipërinë për 45 vjet nga ’45­a deri në ’90, ndërsa përgjatë këtyre viteve përdoqën si Ballin Kombëtar ashtu edhe përfaqësuesit e Legalitetit.

Pas çlirimit nga nazizmi, zgjedhjet e para në Shqipëri në u mbajtën në 2 dhjetor të 1945­-ës, të cilat u fituan nga komunistët.

Kreu i Partisë Komuniste, Qemal Cicollari, mbrojti tezën se ballistët bashkëpunuan me pushtuesit nazistë, ndërsa kreu i Ballit, Alimadhi tha se komunistët kanë bërë krime ndaj popullsisë civile.

“Ata u vranë se ishin bashkëpunëtorë të fashizmit dhe nazizmit. Ishit me italianët dhe u bëtë edhe me nazistët”, tha Cicollari.

“Nuk ka asnjë dokument që të provojë se përfaqësuesit e Ballit kanë bashkëpunuar me pushtuesit. S’është e vërtetë”, iu përgjigj Alimadhi.

I gjithe emisioni u shoqerua me debate te forta dhe deri fyerje, por ne fund dolen te gjithe te kenaqur qe nuk pati perplasje fizike 😉

Share: