Bushati: Këto lista nuk janë bërë pa Berishën
Analisti Andi Bushati, në emisionin “Të Paekspozuarit” deklaroi se Berisha ka bërë manovra për të mos u dukur se kishte dorë në listën e deputetëve të Partisë Demokratike.
Bushati: Kjo listë më ngjan me manovrën që Berisha bëri kur ishte gara Olldashi kundër Bashës. Ai dha një udhëzim absurd që PD do të futet në garë, por askush nuk do flasi për garë. E njëjta gjë më duket edhe sot, kanë ngrirë të gjithë zërat potent të PD, për ti hapur rrugë instalimit të gjithëfuqishëm te Bashës në PS. Këto lista nuk janë bërë pa Berishën . Mundet që ne do donim që Basha të shkëputej nga Doktori, por pikpyetja do ishte a do ishin edhe ministritat dhe drejtorët që emëroi Basha para pak kohësh në qeveri që sdo kishin lidhje me Berishën, por prapë që këto njerëz ishin në kohën e Berishës dhe ai tregoi që në qeveri shkuan njerzit e tij. Berisha do ja lërë trashgiminë Bashës, dhe dhuratë më të madhe pas Olldashit që i hoqi këto emra, është që ti japësh Bashës partinë, bashkinë e shumë gjëra.