Home KRYESORE Abuzimet në shkollat e Kishës, Trudeau: Papa të kërkojë falje

Abuzimet në shkollat e Kishës, Trudeau: Papa të kërkojë falje

Kryeministri kanadez Justin Trudeau nxiti Papën Francesku që të kërkojë falje për rolin e kishës katolike në një sistem shkollash kanadeze ku fëmijët indigjenë u abuzuan për dekada.

Kryeministri kanadez u takua me kreun e Vatikanit në Itali në kuadër të udhëtimit të tij në Evropë për samitin e G7. Shkollat me konvikt u ngritën në vitet 1880 me qëllimin që t’i merrnin fëmijët nga familjet e tyre dhe t’i asimilonin në shoqërinë kanadeze. Shkolla e fundit u mbyll në vitin 1996.

“I thashë se sa e rëndësishme është për kanadezët që të shkojnë drejt pajtimit të vërtetë më indigjenët dhe theksova se Papa mund të ndihmonte shumë përmes një ndjesë nga ai”,-deklaroi Trudeau, i cili shtoi se e ftoi papën që ta bënte këtë ndjesë në Kanada.

Rreth 150 000 fëmijë indigjenësh u morën me forcë nga familjet e tyre dhe u dërguan në shkollat që drejtoheshin nga kisha ku i ndalohej të flisnin gjuhën e tyre apo të praktikonin kulturën e tyre.

Vatikani nuk e komentoi kërkesën e kryeministrit kanadez, ndërsa në të shkuarën falje është kërkuar nga kishat Anglikane, Persbiterianë e të tjera që bashkë me kishën katolike ndihmuan në manaxhimin e këtyre shkollave si sipërmarrje të përbashkëta me qeverinë kanadeze.a

Share: