Presidenti në largim i Serbisë Tomislav Nikoliç, ka fyer ish-kryeministrin e Kosovës dhe ish luftetarin e UCK-se, Ramush Haradinajn duke e quajtur atë qen të tërbuar.
“Ramush Haradinaj është liruar nga Franca dhe tani mendon se ai kurrë nuk do të ndëshkohet nëse kryen një krim kundër një serbi”, ka thënë Nikoliç.
Këto deklarata të Presidentit të Serbisë janë si reagim të tij pas deklarimeve të Haradinaj se nëse Serbia nuk heq Kosovën si pjesë të saj nga kushtetuta e Serbisë, atëherë Kosova do ta konsideroj si pjesë të saj deri në Nish.
Lidhur me deklarimet e Haradinajt më herët ka reaguar edhe zëvendës kryeministri i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç duke thënë se Haradinaj, Nishin mund ta shohi vetëm për brenda burgut dhe në asnjë mënyrë tjetër.