Home KRYESORE Adelina Ismaili ka një surprizë për ata që s’e braktisën…

Adelina Ismaili ka një surprizë për ata që s’e braktisën…

Ajo është bërë nënë pak kohë më parë, duke sjellë në jetë djalin e saj, Uliks. Por këngëtarja nga Kosova, Adelina Ismaili, ka vendosur të rikthehet së shpejti me të tjera risi dhe një projekt të ri muzikor.

Ka qenë vetë ajo që e ka bërë të ditur këtë lajm nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook, ku u premton të gjithë fansave se rikthimi i saj në muzikë do të jetë shumë i afërt.

“Përshëndetje miq! Dua ta ndaj me ju një kujtim nga viti kur regjistrova këngën “Uragan Çohen Krenaret” (UÇK) në Prishtinë, sepse në Tiranë nuk m’u lejua (nga disa kosovarë) të regjistroja këngë për Adem Jasharin, prill 1998. Çdokush që ka këtë incizim, ju lutem ma dërgoni, ka vlerë të madhe sentimentale për mua. Së shpejti përsëri me ju, me këngën e re:) dhe risi për të gjithë ju që nuk më braktisët kurrë. Ju dua miq, do t’ju dua gjithmonë! E juaja- Adelina”, – shkruan Adelina Ismaili./360grade.al/

Image may contain: 1 person, standing

Share: