Home KRYESORE AP e Dojakës, ndryshe nga PDIU e Idrizit, nuk flet, por godet...

AP e Dojakës, ndryshe nga PDIU e Idrizit, nuk flet, por godet në Kolegjin Zgjedhor.

Ndërsa ish Aleati i Sali Berishes dhe sot i Edi Rames, Shpetim Idrizi vazhdon te thotë se zgjedhjet pa Opozitën janë te pa-pranueshme ndërsa ne fushatë elektorale agresive, Aleati i Ramës në Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane, Aleanca Popullore e Artur Dojakes godet veprimtarinë zgjedhore te kryeministrit.

Fakti qe Idrizi dhe PDIU ne listat e Tiranes ka vendosur emrin e tij te pare dhe te dyte, atë te deputetes Mesila Doda tregon qartazi qe ai dhe kjo parti e Çameve shpreson me te gjitha mënyrat qe PD dhe Aleatet e saj te mos hyjnë ne zgjedhje dhe ato te realizohen me 18 qershor.

Morali i këtij veprimi është i qarte, pak rendësi ka nese kjo është e moralshme dhe demokratike, ne fund disa vende me shume ne parlament nuk mund te na ikin nga dora…

Nga ana tjetër edhe një here, Partia Aleanca Popullore, e njohur si themeluese e çështjes çame dhe e preferuara në koalicionin zgjedhor qeverisës të vitit 2013 ka paditur dje në Kolegjin Zgjedhor Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Objekt i kësaj padie është çregjistrimi i listave shume-emërore të kandidatëve për deputetë si të depozituara jashtë afatit të përcaktuar nga neni 67 i Kodit Zgjedhor.

Vet kjo forcë politike e dominuar nga Komuniteti Çam, nuk ka pranuar të dorëzojë listën e kandidatëve në KQZ për shkak se është deklaruar qysh herët se është kundër zhvillimit të zgjedhjeve pa opozitën.

Pavarësisht pozicionimit në koalicionin e drejtuar nga Rama, Aleanca Popullore e ka quajtur parimisht të drejtë kërkesën për zgjedhje të lira e të ndershme, pavarësisht diferencave me opozitën në rrugët që duhen ndjekur.

Ndërsa përsa i përket zgjedhjeve pa opozitën, Aleanca Popullore dhe kryetari i saj Artur Dojaka kanë qenë kategorikë: JO! Ashtu sic ka qene kategorik edhe ne marrëveshjen e vetme parimore qe ka nënshkruar kryetari i PS Edi Rama me Aleatet e tij.

Ne këtë marrëveshje nuk është hedhur asnjë germe per vende pune kundrejt militanteve, por vetëm per zgjidhje dhe impenjim reciprok ndaj zgjidhjes se Kauzës Çame. Moralin e nje parti politike nuk e bejne fjalët pa dogane, por veprat e rralla dhe te moralshme.

Share: