Home KRYESORE Ariana Grande do të paguajë shpenzimet funerale të viktimave të sulmit terrorist...

Ariana Grande do të paguajë shpenzimet funerale të viktimave të sulmit terrorist në Manchester

Këngëtarja Ariana Grande ka ofruar të paguajë të gjithë shërbimet funerale të 22 viktimave që humbën jetën gjatë sulmit terrorist në Manchester ku këngëtarja po zhvillonte një koncert. Duket se ky sulm e ka lënë me pasoja të rënda psikologjike këngëtaren, dhe kështu ajo po përpiqet të bëjë sado pak për familjarët e viktimave.Gjithashtu mësohet se nëna e këngëtares ka ndihmur të rinjtë që ndodheshin në panik të strehoeshin gjatë sulmit. Një gjest vërtet i këndshëm ky nga këngëtarja dhe nëna e saj./360grade.al/

Share: