Ky që shihni është automjeti tip “Touareg” i cili tmerroi një ditë më parë Tiranën, duke aksidentuar 3 makina brenda 30 minutash. Policia rrugore i ka bër ëshenjë që të ndalojë tek “Zogu i Zi”, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij. Pas rreth 30 minutash ndjekje policia ka mundur ta bllokojë mjetin “Tuareg” në zonën e quajtur “kupola” pranë Drejtorisë së Doganës ku është detyruar të qëllojë dhe në ajër për të neutralizuar të drejtuesin e tij. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit i cili është Tauland Neçaj, 27 vjeç , lindur në Tropojë dhe banues në Laprakë, Tiranë.
Për këtë rast Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, kishte regjistruar procedimin penal për për shtetasin Tauland Neçaj, pasi: Ky shtetas nëpërmjet komunikimit telefonik dhe aplikacioneve të rrjeteve sociale ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin me iniciale P.S, për ti paguar 10000 euro, shumë të cilën shtetasi P.S do tja jepte më datën 30.05.2017 në Tiranë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip Touareg, 4 aparate telefoni celulare dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa.
Në ngarkim të shtetasit Tauland Neçaj janë referuan materialet proceduriale Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Shkatërrimit të Pronës” si dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./lapsi.al