Home KRYESORE Autorët e masakrës në Vlorë janë diletantë, gabuan me makinën…

Autorët e masakrës në Vlorë janë diletantë, gabuan me makinën…

Për policinë dhe prokurorinë e Vlorës dy autorët e vrasjes së biznesmenit Merven Hysenajt dhe drejtorit të OSHEE-së së qytetit bregdetar Roland Saliu nuk janë treguar të kujdesshëm. Dy autorët të cilët kanë lëvizur me një BMW të vjedhur në Durrës kanë kaluar në rrugët kryesore të qytetit bregdetar dhe janë filmuar nga disa kamera sigurie.

Përveç kësaj, hetuesit thonë se ata kanë zgjedhur ta kryejnë vrasjen në një orar ku ka pasur mjaft lëvizje të qytetarëve të cilët kanë fiksuar lëvizjet e tyre. Disa prej dëshmitarëve okularë kanë dhëne detaje të vlefshme për hetimin.

Një tjetër gabim i autorëve sipas grupit hetimor është braktisja e makinës në dalje të fshatit Panaja. Dy autorët i kanë flakën mjetit me idenë se ajo do të digjej pa ardhur zjarrfikësja. Por ata i kanë lënë xhamat e mjetit të mbyllura gjë e cila nuk ka ndihmuar djegien.

Zjarrfikëset kanë mundur të shuajnë flakën dhe ekspertët kriminalistikë kanë arritur gjejnë aty prova të cilat do të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Aty janë gjetur fije flokësh që mund të çojnë në identifikimin e autorëve të vrasjes së dyfishtë. Me mbetjet biologjike, pritet që të ndërtohen edhe profilet gjenetike të autorëve, për t’i krahasuar më pas me ato të personave të dyshuar. Në Institutin e Policisë po ekzaminohet edhe kallashnikovi i gjetur në mjetin që u tentua të digjej, për të parë nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale./TV KLAN

Share: