Home KRYESORE Basha: Nuk ka kthim nga kjo betejë ku jemi futur, jam gati...

Basha: Nuk ka kthim nga kjo betejë ku jemi futur, jam gati t’iu udhëheq ne marshimin final

Duke folur nga podiumi i protestës së ditës së sotme, lideri i Opozites Lulzim Basha ka deklaruar se nuk ka më kthim pas nga kjo betejë për Shqipërinë.

Ai u shpreh se nuk kanë rreshtur kritikat, sulmet dhe shpifjet, por nuk ka patur tërheqje pas sepse beteja nuk është personale dhe se forca e Bashës qëndron në bashkimin e popullit dhe une jam gati tu udheheq edhe ne marshimin final.

Basha pyeti protestuesit ne se ishin gati per marshimin final dhe ata ju pergjigjen me brohoritje…

“Ne do kemi zgjedhje të lira e të ndershme, a jeni gati të luftojmë? Ju premtova se jam gati tu udhëheq drejt një beteje pa kthim për Shqipërinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme e sot jam këtu për tu thënë se unë dhe PD e kemi mbajtur premtimin 85 ditë më parë, nuk kanë reshtur kritikat, sulmet, shpifjet, qëndrimet e padrejta ndaj meje dhe PD. Por e keni parë se unë as jam stepur, ndalur, kthyer nga rruga ku ju kam premtuar se do ju udhëheqë deri në fund, as jam joshur për dy arsye: një, sepse këtë betejë nuk e bëj për vetën time, as për karrigen time, pushtetin tim, apo partisë sime, por për të gjithë ju bashkëqytetarë e mi për shqiptarët e djathtë e të majtë dhe së dyti, sepse këto sulme, kritika, baltosje e qëndrime të padrejta nuk më bëjnë asnjë përshtypje, se forca ime është te bashkimi juaj te qëndresa juaj” – tha Basha.

Share: