Home KRYESORE Basha: Republika e Vjetër do përmbyset me të gjitha format

Basha: Republika e Vjetër do përmbyset me të gjitha format

Ditën e sotme, Lulzim Basha ka bërë të qartë sërish se zgjedhje në 18 Qershor nuk do të ketë.

Në ditën e 86-të të protestës së opozitës para kryeministrisë, Basha u shpreh se nëse maxhoranca nuk pranon dialogun dhe ti hapë rrugë zgjidhjes së butë, “Republika e Vjetër”, siç e quan Basha, do të përmbyset.

“Nëse Republika e Vjetër, e krimit, drogës dhe e vesit, nuk tërhiqet nga plani ogurzi, i papranueshëm për shumicën dërrmuese, për të bërë zgjedhje fasadë, për të zgjedhur parlament dhe qeveri me diktatin e krimit, për tu angazhuar në një proces farsë elektoral, monist, nëse nuk pranon përmes dialogut ti hapë rrugë zgjidhjes së butë me zgjedhje të lira, atëherë Republika e Re do të marrë në dorë me të gjitha format dhe mënyrat fatet e qytetarëve, ligjin e ri, kushtetutën e re, paqësisht do të përmbysë republikën e vjetër”- deklaroi Lulzim Basha nga çadra.

Për çrrënjosjen e “Republikës së Vjetër”, Basha shtron dy rrugë.

“Me popullin nuk mund të luhet më. Krimi dhe droga duhet dhe do të çmontohen. Ose përmes një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira ose përmes përballjes totale mes të Vjetrës që do ikë dhe të Resë që ka ardhur. Le ta dinë skeptikët, cinikët se ajo që nisëm dje nuk do të ndalet”- bëri thirrje Basha./lapsi.al

Share: