Home KRYESORE vret veten me kabull elektrik pas sherrit me gruan

vret veten me kabull elektrik pas sherrit me gruan

Një 47-vjeçar dha fund jetës pas një sherri që pati me gruan e tij. Raportohet qe A.D nga fshati Gjashtë i Sarandës, pas një debati për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, i ka dhënë fund jetës duke u varur me një kabull elektrik.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të familjarëve të tij, të cilët e kanë nisur menjëherë drejt spitalit, 47-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas mjekëve A.D kishte gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes raporton policia e Sarandes.

Share: