Në këto momente në selinë e blu janë duke u zvilluar bisedime mes aleatëve dhe Bashës për përfshirën e tyre në listat e sigurta të PD.
Basha disa prej aleatëve Basha u ka premtuar një vend fitues në listën e PD-së. kështu kreut të PR-së, Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PDK-së, Nard Ndoka si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, kreu I opozitës u ka dhën siguri së do të jenë në në listat e sigurta, gjë e cila nuk ka ndodhur për 2 aletatët e tjerë, Spahiu e Ndocaj.
Nga ana tjetër dy nga aleatët e Bashës, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka duket se kanë qartësuar kandidimin e tyre.
Përkatësisht Shehi mund të kandidojë në Tiranë, ndërsa Ndoka në Shkodër. Nga takimi i sotëm pritët që të vendoset edhe zona e kandidimit të dy aleatëve të tjerë.
Ndërkaq nuk dihet ende se si do të jetë fati i PAA-së dhe Agron Dukës, i cili ka shfaqur ambicje edhe për 2 kandidatura të tjera brneda partisë së tij.
Më herët Duka është shprehur se nuk është i detyruar që të jetë në koalicion me PD-në pas zgjedhjeve dhe e lë të hapur mundësinë për një ofertë nga PS./ Lapsi.al