Home KRYESORE Blerta shkoj në qiell në gjumë, si një ëngjëll, duke kënduar …...

Blerta shkoj në qiell në gjumë, si një ëngjëll, duke kënduar … Nga Ilir Demalia

Nga Ilir Demalia

Kanë blerë doktorët diplomat pa asnjë dije për të qenë kasap mishi e jo më doktor.

Dje, dhe jo vetëm dje, por dje, tregoj, dhe jo vetëm dje, se një zezonë ka mbuluar qiellin shqiptar, token shqiptare, popullin shqiptar. Ky popull ka humbur ndjeshmërinë ndaj jetës, jeta e njeriut nuk ka më as një vlerë.

Ka humbur ndjeshmërinë ndaj vlerave dhe moralit, besimit dhe ndërtimit të një jetese në paqë, në dashuri dhe në respekt të modelit vlerave morale, shtetërore, kulturore, civile.

Ky popull tashmë jeton gjëndjen natyrore të shtetit, “luftë e të gjithëve kundër të gjithëve” sipas John Lock, i cili shkruan, “ natyra njerëzore është natyrshëm kundër njëri-tjetrit. Individët krijojnë shoqërinë dhe qeverinë që ti ikin kësaj kondite. Shoqëria nuk është e natyrëshme për njeriun, por ajo është produkt i një “kontrate sociale” në të cilën çdo individ i veçantë duhet të jape pëlqimin. Qëllimi vetëm i kontratës është të mbrojë të drejtat e çdo qytetari.” Ndalova tek Lock, për të kuptuar gjëndjen natyrale të jetës për ne shqiptarët. Jetojmë në agresivitet të plotë si shoqëri dhe pa vetdije. Si rezultat të pandjeshëm ndaj jetës njeriut dhe gjithë asaj çka ndodh rreth nesh.

Na mungon kontrata si shoqëri dhe na ka munguar qysh se prej krijimit të shtetit shqipëtar. Nuk kemi rojtar, (qeveri) pasi nuk ka kontratë, dhe kështu, si në një pyll, udhëhiqemi dhe jemi udhëhequr nga të fortët e pyllit edhe prej dobësisë së banorëve të pyllit për tu bërë shoqëri.

Për tu kthyer tek e “marta zezë”, dje u largua nga jeta Blerta. Nuk dua të hyjë fare në akuza e kundër akuzat se a kishin faj mjekët apo nuk kishin.

Unë nuk besoj.

Nuk besoj sepse tashmë në Shqipëri të fortët e pyllit blejnë gjithçka. Kanë blerë drejtësinë pasi ajo i shërben atyre që e mbajnë dhe e furnizojnë me para këtë repart kriminal që quhet “sistemi drejtësisë”.

Kanë blerë doktorët diplomat pa asnjë dije për të qenë kasap mishi jo më doktor.

Kioskat e shpërndarës diplomave si Çili & Co kanë furnizuar me diploma juristësh mbrojtësit e kriminelevë me paran e krimit.

Mjekët në vend të betimit Hipokratit kanë bërë betimin e KANIBALIT.

Qeveria dhe ministria e shëndetsisë ka dhënë liçenca spitalesh e klinikash në shkëmbim të parave dhe po në shkëmbim të parave mbulojnë krimin për të pjellë krime te reja.

Largimi nga jeta i Blertës nuk është rastësi edhe sikur të jetë “komlikacion”.

Ne kemi ngritur një sistem vrasës të errësur nga sundimi XHUNGLËS me ligjin e më të fortit, nga një qeveri banditësh, parlament kriminelësh e prositutash, nga një klasë politike e parti politike injorantësh e banditësh ordinerë.

Blerta shkoj në qiell në gjumë, si një ëngjëll, duke kënduar … Ndoshta dhe si protestë ndaj atyre bashkëmoshatarëve të saj që dukeshin si me brirë djalli në kokë tek i shikoja në mitingjet e PS-së, LSI-së tek Çadra, tek parti-bandat e tjera që gëzoheshin si idjotë para vrasësve të tyre, kapobandave kryetar parti-bandash që vranë Blertën dhe i kanë vrarë të ardhmen këtyre trushpëlarëve që i shkojnë pas, gjë që tregon shumëçka për të ardhmen e vendit.

Shikoja median që vraponte me mikrofonat në dorë sa tek kryeministria, sa tek presidenca, sa tek SHQUP-i, sa tek Çadra, për të marrë lajmin sa më pare për marrveshjen e banda-partive për ndarjen e pazareve të sundimit tyre për plaçkën e quajtur Shqipëri.

Analistët intelektualët bënin kalkulimet, prognozat në shërbim të njërës bandë apo tjetër duke kthyer fytyrat si “lule dielle” here nga një bandë-parti, here nga një tjetër, ku dhe këta nuk janë më pak fajtorë për këtë gjëndje natyrore te kafshëve të pyllit, pra, duke i shkelur syrin here njërit kryebandit e here tjetrit me shpresën për të pare veten në listë për të marrë dhe këta nga thërmiat e krimit. Për këta vemje që quajnë veten intelktualë, analistë, artistë, po citoj Patër Anton Harapin: “Këta janë parazitët e Shqipnisë; këta rrojnë e gëzojnë në shpinë të tjerëve. Dobësi mendore! Dobësi Morale! Dobsi shoqnore! Po qe kush për plumb këta kishin me qenë të parët.”

Ky është pylli ku jetojnë shqiptarët, madje në pyll dhe më mirë se ajri dhe natyra janë të pa cënuara.

Share: