Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka reaguar ashpër lidhur me listën e Partisë Demokratike.
Bushati: Pasi mbylli çadrën, lista e deputetëve nuk surprizoi asnjë. Për mua është një listë shumë e keqe e Bashës. Lista nuk më befason, që pas daljes nga çadra dhe emrave që dërgoi për ministra në qeveri. Nuk ka të drejtë një njeri i vetëm të vendos për 600 mijë njerëz.
Unë nuk e kuptoj kriterin e listës. Janë hequr një pjesë e themeluesve, janë hequr një pjesë e atyre që simbolizojnë PD, ata që ne i kemi njohur me emrin qëndrestar nga 97 deri në 2005, dhe emrat e 8 viteve te qeverisë “Berisha”. Pra kemi një ndarje me thikë e asaj që përfaqëson Berishizmi.
Nëse do të ndahesh me këta njerzës kjo nuk bëhet në orën 12:00 të natës, por bëhet me proces dhe platformë por jo duke mbajtur doktorin aty. Lista “Basha” është ose një listë që ka qëruar hesape me ata që do i kërkojnë llogari për humbjen pas një muaji, ose me ata që do të kundërshtonin një koalicion të Bashës si vasal i Ramës. Basha do të paguaj një çmim shumë të lartë në zgjedhje.