Home KRYESORE Cadra inekzistente, makthi i Rames. Nga Genc Mlloja

Cadra inekzistente, makthi i Rames. Nga Genc Mlloja

Cadra inekzistente, makthi i Rames

Or zot, prap cadra, tashme inekistente, si ne tragjedite shekspiriane i mbetet makth kryeministrit E. Rama.

Zot liroja mendjen, paqetoje me veten e familjen, se nje te vertete i del nga shpirti, qe Luli nuk e kishte megjithe mend.

Perkundrazi, e kete e nenkupton Luli qe po luante lojen e tij, dhe e luajti bukur duke i dhene dermen PD qe mos te ngrihet me ne kembe, te zvarritet duke i kerkuar lemoshe per t’mos e marre veten me nga ky xhambaz politik, i cili deri me 1994, sic me tregonte, Z. A. Leskaj jetonte si barbon ne nje dhome ne Paris ku e kishte takuar.

Por, sic po ngjet, Berisha i ‘pamposhtur’ ka rene ne gjunje, eshte trembur mos edhe fandaksur fare, para Rames e Lulit, qe e bene lolo pazari. A do te mund te ngrihet me PD e Berishes?

Vec nese ngren edhe ai cadren e vet, por pa Lulin! Me familjen e tij, ndoshta.

Nuk e kam fjalen per Lulin e vocerr te Migjenit por per kompllotistin qe e shkermoqi perfundimisht opoziten. Kjo ishte kotherja qe i eshte dhene nen dore qe mos te shpallet persona non grata e te kthehet ne Hollande.

Megjitheate dicka mbetet nga cadra, e kjo eshte elozh per ata qe besuan- ne Republiken e Re, enderr ne diell per kete popull pa kurrfare kulture demokratike, qe po tu shkelen te drejtat shperthejne.

Ne fakt, vetem ata kishte frike Rama e pasuesit e tij. Por ata, te me falni i lishin t…..

Por nje mesim kane nxjerre ata demokrate te ndershem, mendoj, se aktori Lul i mashtroi, e nese deri dje ishte parrulla ‘Ram ik’ tash eshte ‘Lul ik!’

Zemerimi i tyre ndaj tij e qe do ta beje te ike do te duket tek vota ku nuk ka cadra por – qesharake – kujdestaret ministra demokrate nen komanden e kreut te qeverise jo – teknike te Edi Rames, qe po tallet me ta sic e permban karakteri i tij prej barboni!

Share: