Home KRYESORE CFARE DUHET TE BEJ OPOZITA?

CFARE DUHET TE BEJ OPOZITA?

Nga Alban Daci

Opozita shqiptare eshte vendosur ne logoren e betejave per zgjedhje te lira, per numerim elektronik dhe per dekriminalizim.

Keto objektiva kerkojne ndryshime te Kodit Zgjedhor e po ashtu edhe ndryshime kushtetuese per zgjedhjen e Presidentit nga Populli.

Keto kerkesa legjitime Rama dhe Pozita nuk i kane marre ne konsiderate.

Ne keto rrethana Opozita per shkak te mungeses se vullnetit te Pozites zgjodhi rrugen e bojkotit si te vetmen mundesi per tu faktorizuar.

Vendosmeria e Opozites permes bojkotit dhe ngujimit ne cader faktorizuan kauzat e Opozites.

Megjithate, Rama zgjodhi rrugen e injorimit. Rama nuk shprehi asnje prove apo deshmi per konsensus per te degjuar kerkesat e Opozites.

Opozita u faktorizua aq shume permes bojkotit sa vizita te rendesishme te personaliteteve nderkombetare u bene pjese e tentatives per te arritur nje zgjidhje konsensuale mes paleve dhe per te realizuar zgjedhjet.

Roli i nderkombetareve per zgjidhjen e ngercit politik nuk ka qene bipartizan, por shume here qartasi i njeanshem ne favor te Pozites.

Ky qendrim i nderkombetareve nuk favorizoi zgjidhjen e ngercit, por akoma me shume thelloi ndarjen mes Opozites dhe Pozites.

Jo vetem kaq! Pozita justifikoi qendrimet e saj te njeanshme me mbeshtetjen e nderkombetareve!

A kane mbeshtetje te nderkombetareve protagonistet e Qeverise dhe Pozites? Parimisht jam dakord me nderkombetaret, kur thone se, zgjedhjet duhet te behen dhe Opozita duhet te marr pjese.

Une, nuk jam dakord qe zgjedhjet te behen ne klimen aktuale, sepse mundesite qe te jene demokratike e te lira jane te vogla.

Faktori pushtet ka pasur nje rol te rendesishem ne historikun e tranzicionit shqiptar per te tjetersuar e manipuluar voten.

Duke poseduar Rama pushtetin ne forme ekstreme e monopolizuese i ka te gjitha mundesite qe zgjedhjet t’i manipuloi per te mbajtur pushtetin.

Mediat e kontrolluara nga Rama po tentojne duke disinformuar se PD-ja po shkon drejt shkrirjes nese nuk merr pjese ne zgjedhje.

A ka gjasa te ndodh? PD-ja rrezikon realisht te zhduket si force politike nese bie dakord dhe merr pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit.

Perballe kesaj situate PD-ja dhe Aleatet kane dy rruge:

1. Te marrin pjese ne zgjedhjet e 18 Qershorit e te defaktorizohen deri ne shkrirje;

2. Te bojkojne dhe te qendrojne ne bokton e te refuzojne zgjedhjet.

Sipas krejt gjasave, PS-ja do te hyje ne zgjedhje edhe pa Opoziten e kjo do te vetevrasja e vertete politike per kete force, sepse do te krijonte hijen e rende te ish PPSH dhe do te bindte shqiptaret se, Rama deshiron ta bej vendin diktature.

Pushteti i Rames me nje Opozite te perjashtuar nga Parlamenti nuk do te zgjaste me shume se nje vit dhe fundi i Rames do te ishte shume i rende per te dhe Partine Socialiste.

PD, per mendimin tim nuk duhet te terhiqet nga kerkesat e saj legjitime e nuk duhet te pranoi te hyje ne zgjedhje pa plotesimin e ketyre kushteve.

Share: