Home KRYESORE Çfarë po ndodh në vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor

Çfarë po ndodh në vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor

Nga Kasem Seferi

Otto Schilly ish Ministër i Brendshëm i Gjermanisë, disa vite më parë, do të paralajmëronte pasoja potencialisht shkatërruese në qoftë se nuk do të rigjallërphej udhëtimi i pranimit të vendeve anëtare të Ballkanit Perëndimor, rezultat i një “pune angari” që nxiti dhe veniti shpresat e këtyre vendeve për anëtarësim.

Në Konferencën me temë Western Balkans 2020, mbajtur në Sarajevë në 24 shkurt 2010, do të arrihej në përfundimin se:

ishte akumuluar përvojë thelbësore në të marrurit me krizën e atëhershme;

vendet anëtare duhej të ishin në gjendje të vlerësonin politikat e atëhershme që ishin të lidhura me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror;

nevojitej që vendet anëtare të ishin mjaft të guximshëm në përpjekjet për të parë përtej horizontit dhe për të skicuar panoramën e rajonit ashtu sikundër do të donin ta shihnin atë dhjetë vjet më vonë;

t’i modelonin shoqëritë dhe ekonomitë e vendeve anëtare në fund të dekadës për arsye se vendet amëtare të Ballkanit Perëndimor ishin ngarkuar në mënyrë shtesë me efektet e ashpra të krizës së së përgjithshme financiare dhe globale;

pozicionimi i Europës Juglindore si rajoni me rritjen më të shpejtë ekonomike në Europën e para – krizës bëri të mundur që  vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor t’ia dilnin me sukses të shtonin një të tretën për ekonomitë e tyre;

Në vendet e Ballkanit Perëndimor, asetet bankare që mbaheshin nga bankat e huaja radhiteshin diku ndërmjet 75 – 95 për qind.

Raporti progresit i Komisionit Europian mbi proçesin e zgjerimit ishte më premtuesi deri atëhere dhe përfitimi madhor i atyre përpjekjeve u bë i dukshëm për më shumë se 10 milion qytetarë të vendeve anëtare nga fundi i vitit 2010.

Kriza financiare dhe ekonomike globale goditi, veçanërisht, fort vendet e Europës Juglindore, por shenjat e dukshme të shërimit ekonomi në shumë vende anekënd rajonit ishin dhe mbetën të ngadalta.

Më saktë, pati zhvillime shqetësuese ekonomike dhe financiare në disa vende të tjera të rajonit.

Në këtë mënyrë vendet anëtare ishin dëshmitarë të panoramës së çoroditur ekonomike dhe financiare, ku çështjet e pazgjidhura politike, të natyrës së ndryshme që, në mënyrë shtesë, bënin thirrje për interes dhe vemendje.

Qëllimi kryesor ishte rritja e konkurrueshmërisë së rajonit. Prodhimi i brendshëm rajonal,  megjithëatë, ishte i ulët anekënd rajonit gjë që ndikoi balancën tregtare, borxhin e jashtëm dhe nevojat buxhetore.

Sektori privat dhe, veçanërisht, segmenti i SME – ve luftonte të kishte të drejtën e hyrjes te kapitali i favorshëm, rubinet financimi për tregjet, si dhe për të krijuar shërbime dhe produkte me vlerë të shtuar më të lartë.

Papunësia e lartë ngulmonte anekënd rajonit duke e shtrembëruar në këtë mënyrë kohezionin e thyeshëm shoqëror.

Baza teknologjike e kompanive në rajon ishte shumë e ulët dhe kapaciteti i saj për të shpikur dhe tërhequr financimin në fazën e hershme kufizohej në mënyrë ekstreme.

Mungesa e kërkimit dhe zhvillimi i teknologjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor, me ekspertët rajonalë, ishte duke modeluar strukturën e industrisë dhe rezultateve të saj që dominohej nga mallrat.

Nevojitej të viheshin të gjithë potencialet krijuese të vendeve anëtare sëbashku me qëllim që të gjenin gjeneratorë të rinj dhe të qendrueshëm për rritjen ekonomike në periudhën 2011 – 2020.

Hapi i parë në këtë proçes duhej të ishte artikulimi i një vizioni të përbashkët dhe përfshirës për zhvillimin e rajonit duke imagjinuar një rajon me çështje politike të zgjidhura dhe paqe të plotë.

Të gjithë ishin të vetëdijshëm dhe e dinin se sa varej nga progresi ekonomik stabiliteti politik dhe zhvillimi shoqëror në pjesën e Ballkanit Perëndimor.

Nuk mund të kishte të ardhme në stanjacion dhe nuk mund të kishte mënyrë për të kapërcyer nevojat e atëhershme ekonomike dhe shoqërore të rajonit të Ballkanit Perëndimor pa bashkuar duart dhe pa bashkëpunuar mbi bazën e vizionit aftagjatë.

Pikërisht në këtë periudhë BE – ja me stilin e saj politik të angazhimit për zgjerimin “tërhiq e mos këput”, krijoi të gjithë kushtet që krijoheshin hapësira për rënien e besimit për anëtarësim, rënie që, pa dyshim, do të çonte në hapjen e shtigjeve të bashkëpunimit me Rusinë, veçanërisht, në kuadër të premtimit për furnizim me gaz dhe naftë.

Konstatimet e tanishme të BE – së për ndikimin rus në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme, por me vonesë.

Gjithësesi, konstatime të tilla janë ende me rëndësi, veçanërisht, për politikën në një botë plot zhvillime të papritura që ndikojnë shpejt në vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor.

Meqenëse politika në Shqipëri është karakterizuar nga zgjidhja në “ditën e fundit”, le ta marrë në konsideratë atë çka ndodhur në këto shtatë vjet që të mos ndodhin në tre vitet që kanë mbetur deri në 2020.

Disa vite më parë, kur u pranua Kroacia në BE, disa llogaritje optimiste tregonin se Shqipëria do t’i bashkohej BE – së rreth vitit 2020.

Sot, nuk besoj se edhe optimisti më i madh të besojë se një gjë e tillë do të ndodhë.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: