Sekretari për marrëdhëniet me jashtë i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, ka zbuluar telefonatat mes liderit të opozitës Lulzim Basha dhe përfaqësuesve të PPE.
I ftuar në emisionin ‘Dritare’ të Rudina Xhungës në Vizion Plus, ai tha se ndërkombëtarët shprehën mbështetjen e plotë ndaj PD-së.
“Këto ditë ka pasur telefonata mes Bashës dhe zyrtarë të lartë të Brukselit, drejtuesi PPE-së, Joseph Daul dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk. PPE ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj PD”, tha Bogdani.
Më herët, në median online doli lajmi për këto telefonata, ku thuhej zyrtarët e BE, i kanë kërkuar Bashës që të hyjë në zgjedhje, pasi BE do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.