Home KRYESORE Diletantizmi politik dhe negociatat e improvizuara prodhojne deshtim…

Diletantizmi politik dhe negociatat e improvizuara prodhojne deshtim…

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Veshtrimi i krizave ciklike ne tranzicionin e Shqiperise si dhe i proceseve negociuese qe i kane shoqeruar ato jane karakterizuar nga mungesa e strategjive politike dhe dominimi i improvizimeve deri ne momentet e fundit.

1.Lideret fshihen prapa turmave

Mungesa e strategjive tregon qartesisht diletantizmin e lidershipit politik shqiptar. Deshmon mungesen e vizioneve. Flet per mos formim te duhur ne zoterimin e rrugeve, menyrave dhe mjeteve qe mund te perdoren per daljen nga krizat me mjete politike.

Kete konkluzion e mbeshtet fakti qe ne momentet e ngerceve politike lidershipet prodhuese te tyre i jane drejtuar populizmit me ane te shantazheve, kercenimeve dhe presioneve me ane te thirrjes se manifestimeve te turmave militante, fanatike dhe radikale. Keshtu mobolizimi turmave eshte perdorur per te mbuluar deshtimin e mjeteve politike.

2. Negociatat e verbera ose improvizuese

Nje prej treguesve kryesor te diletantizmit dhe pamaturitetit te lidershipit politik shqiptar te tranzicionit shpaloset ne mungesen e kultures dhe te aftesise negociuese. Niveli i kultures se negocimit eshte indikacioni me sinjifikativ per nivelin dhe maturitetin e lidershipit politik. Cfare verehet ne lidershipin shqiptar?

Se pari, verehet mungesa e negociatave me strategji te qarte. Ne vend te strategjise palet politike hyjne ne negociata te paqarte dhe per kete arsye aplikojne improvizimet. Improvizimet jane rrenuese per negociatat. Improvizimet do te thone se palet nuk njohin as lenden e negocimit, as veveten dhe as kundershtarin. Pra, palet nuk njohin asgje. Palet hyjne ne proces me ‘koke ne thes’, ose futen ne tunel te mbyllur.

Se dyti, tregues tjeter domethenes i mungeses se kultures dhe aftesive negociuese eshte fakti qe kur bien ne gracken e sajuar vete lidershipi politik ka thirrur gjithnje ndermjetesim nderkombetar per te gjetur zgjidhje kombetare.

Ky precedent u turpshem ka buruar nga sllogani qesharak i viteve te para te tranzicionit kur ‘pelerine-bardhet’ deklaroheshin:”Ne qeverisim, bota na ndihmon”(!)

Negociatat me ndermjetesim kane lindur ne konflikte shume te thella, ne situata me rrezikshmeri nderkombetare, midis paleve teresisht armiqesore dhe ne rrethana te skepticizmit maksimal. Te tilla jane negociatat Izrael-Palestine. Por cfare arsyetimi ka ndermjetsimi ne negociatat midis paleve te politikes shqiptare??!!

Ka vetem nje arsyetim: mungese strategjie politike, nivel diletant ne negocim dhe improvizime, qe deshmojne mos njohje te lendes se diskursit debatues, mos njohje as te vevetes dhe as te kundershtarit.

Diletantizmi, pra mungesa e politikes profesionale e shpalosur ne mungesen e kultures dhe aftesise negociuese deshmojne pa pike dyshimi se lidershipi politik i ballafaquar pergjate tranzicionit shqiptar nuk zoteron kurrefare kapaciteti per parandalimin, menaxhimin dhe zgjidhjen e krizave.

Share: