Home KRYESORE Dritan Hila: Majlinda Bregu te largohet nga PD…

Dritan Hila: Majlinda Bregu te largohet nga PD…

Analisti i njohur Dritan Hila, ka deklaruar se deputetja Majlinda Bregu duhet të largohet nga PD-ja. Këtë deklaratë, Hila e bëri ndërsa ishte i ftuar në studion e lajmeve në televizionin “Ora News”, ku po fliste për protestën e sotme të opozitës, si edhe për negociatat mes Bashës dhe Ramës që rezultuan një dështim.

Sipas Hilës, Basha duhet ta kishte pranuar paketën e David McAllister.

“Ka shumë mbështetës të Partisë Demokratike që nuk ua ndjen të shkojnë të bëjnë marshim të 1 Majit, kur Edi Rama as nuk i dëgjon se ka shkuar në Venecia, po prezanton ekspozitën e tij. Në opsionin tim, Partia Demokratike ka humbur një shans të madh në ofertën e McAllister, kur erdhi bashkë me Knut Flacenstain.

Ajo ishte një tryezë që nëpërmjet bisedimeve të përpiqej të krijonte aleancë me LSI-në, ta zhvishte Edi Ramën nga shumë funksione, të shtynte datën e zgjedhjeve. Për mua, mbas asaj jam edhe unë në errësirë të di se çfarë strategjie ka vendosur të ndjekë.

Vazhdimi në të njëjtën linjë pas 70 ditëve më lë një përshtypje se cila është strategjia. A duhet një ristrukturim i Partisë Demokratike? E kemi thënë të gjithë që duhet, por kjo do marrë në qafë së pari zonjën Majlinda Bregu, e cila ka qenë 7 vjet ministre e Partisë Demokratike. Pra Majlinda Bregu e ka të iki Lena e të vij Prenga.

Pra të ikin këta të tjerët dhe të vijë ajo. Majlinda Bregu duhet të jetë e para që duhet të iki sepse është përfaqësuese e një qeverie që mori 1 milion vota kundra. Mori 70% të votave kundra. Edhe këta që flasin nuk e kanë të qartë idenë se ku duan të arrijnë. Ky lloj polarizimi e ka ndihmuar zt.Basha për të krijuar homogjenitetin e Partisë, për të shtrënguar radhët, i cili është një veprim që të përgatit për beteja të reja por jo për një rezultat të shpejtë. Derisa nuk do të hyjë në zgjedhje nuk i duhet kjo lloj hapje.”, shprehet Hila.

Në fakt, kohët e fundit një nga kritikët më të fortë të Partisë Demokratike ka qenë pikërisht deputetja Majlinda Bregu.Ajo është shprehur kundër bojkotit të Parlamentit, si edhe mbi të gjitha kundër bojkotit të zgjedhjeve. Mirëpo pavarësisht kësaj mori pjesë në protestën e sotme.

Share: