Home KRYESORE Erdogan: Referendum për anëtarësimin në BE

Erdogan: Referendum për anëtarësimin në BE

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia do të vendosë nëpërmjet një referendumi nëse do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë të dhënë të hënën për Televizionin e Indisë, Erdogan ka akuzuar BE-në se nuk është “e ndershme dhe e sinqertë”, dhe se po e detyron Turqinë të presë para dyerve të saj.

Turqit do të vendosin për drejtimin që do të marrin në një referendum sikur ai që britanikët organizuan për dalje nga BE-ja, ka thënë Erdogan.

Turqia, vend me shumicë myslimane, ka nisur negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2005, por bisedimet kanë shënuar shumë pak përparim deri më sot.

Raportet e Turqisë me shtetet anëtare të BE’-së janë ftohur ndjeshëm, para një referendumi turk në prill për zgjerimin e kompetencave të presidentit, teksa Erdogan ka adresuar kritika të ashpra ndaj disa shteteve të BE-së.

BE-ja ka thënë këtë javë se Turqia duhet të ofrojë sinjale të qarta se a e ka ndërmend të përmbushë kriteret e BE-së për të drejtat e njeriut dhe për sundimin e ligjit.

Share: