Evropa është në luftë
Çka ndodhi në Mançester dje, dhe më parë ne Paris, Berlin e.t.c nga sulmet terroriste islamike, tregon se Evropa, jo vetëm ka humbur paqen, por tashmë ajo jeton ankthin mes jetës dhe vdekjes çdo ditë.
Kjo që po ndodh nga terrorizmi islamik është pasojë edhe e korrupsionit dhe etjes së pakufi për fitim nga politikanët që vijnë në krye të vendeve evropiane dhe nga godina më e korruptuar në Bruksel selia e BE, të cilët vihen në shërbim të oligarkisë botërore, ku 1% e saj kontrollon 95% të pasurisë që ka bota.
Manjatët botëror në kontroll të influencave të tyre, janë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore se morale nuk bëhet më fjalë. Njerëzia për ta është vetëm çështje statistikash dhe jo humanizmi.
Ajo çka ndodh gjatë katër vjetëve ne Siri ne sy te botës dhe çallmat e ferexhet që kanë mbulluar Europën Perendimore si një re e zeze është sinoptika e furtunave që do të jetojë Europa.