“Forca Rinia” sapo ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese dekretin e Presidentit të Republikës për datën e zgjedhjeve, konkretisht për datën 25 Qershor.
“Ne gjykojmë që dekreti i lëshuar për këtë datë është anti-ligjor, si rrjedhojë zgjedhjet e 25 qershorit duhet të pezullohen. Kryetari i Forca Rinia do të mbaj një deklaratë për mediat sot, datë 26 maj, në orën 16:30 tek Gjykata Kushtetuese, për të sqaruar çështjen në fjalë.” – shkruhet ne komunikaten per shtyp te kesaj partie politike firmosur nga Arlind Kote, D.Marrëdhënieve me publikun i Forca Rinia