Home KRYESORE ‘Goditja’ ndaj Obamës, Trump vë në jetë premtimin e madh

‘Goditja’ ndaj Obamës, Trump vë në jetë premtimin e madh

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka kaluar një projektligj përmes së cilit do të zëvendësohen pjesët kryesore të ligjit të kujdesit shëndetësor, të njohur si Obamacare.

Më 4 maj, 217 ligjvënës votuan pro ndryshimit, ndërkaq 213 ishin kundër. Për të kaluar ky projektligj, ishin të nevojshme 216 vota.

Megjithatë, ky projektligj duhet të votohet në Senat, ku republikanët kanë 52 vota, ndërkaq 48 kanë demokratët. Ndërkaq, 60 vota janë të nevojshme që Senati të kalojë këto ndryshime.

Presidenti Donald Trump e ka pasur shfuqizimin e Obamacare premtim kryesor të fushatës së tij.

Projektligji i Republikanëve i quajtur Akti Amerikan i Kujdesit Shëndetësor, do të shfuqizojë shumicën e taksave që lidhen me Obmacare dhe do t’i jap fund dënimit ndaj amerikanëve që nuk kanë sigurim shëndetësor. Gjithashtu do të shkurtohen fondet për Medicaid, që ndihmon në sigurimin e të varfërve.

Përpjekja e parë për ta rrëzuar këtë ligj dështoi në mujain mars, edhe pse Partia Republikane, nga e cila vjen Trump, kontrollon të dyja dhomat legjislative.

Share: