Zbulohet identiteti i shtetasit të huaj të ndaluar nga forcat e anti terrorit. Burime policore bënë të ditur ndalimin e Jason Randy Morrison, 40 vjeç, i cili ka hyrë në Shqipëri në datën 2 Maj.
Sipas burimeve, ndalimi i këtij shtetasi ka ardhur pas sinjalizimeve nga agjensitë ligjzbatuese në Shqipëri, ndërsa policia e ka mbajtur nën vëzhgim.
Ky shtetas është ndaluar nga policia dhe është marrë në pyetje bashkë me 20 shtetas të tjerë, nën dyshimet se mund të ndërmerrnin veprime radikale gjatë protestës së opozitës. /360grade.al/