Home I pakategorizuar “Ja projektet që na presin për t’i realizuar në dy vitet e...

“Ja projektet që na presin për t’i realizuar në dy vitet e ardhshme”

Nga Era Çela

Kryetarja e bashkisë Prrenjas ,Miranda Rira në një intervistë për Perasja.com bën të ditur projektet që ka zbatuar për dy vite në krye të bashkisë Prrenjas. Gjithashtu Rira bën me dije dhe projektet që janë miratuar e presin fillimin e punës për zbatimin e tyre ,por dhe projektet që ka aplikuar e presin për tu miratuar nga ministri të ndryshme , dhe Fondi Shiptar i Zhvillimit. Miranda flet gjithashtu dhe për situatën që ka gjetur bashkinë, dhe për vërshtirësitë që ka të jesh në krye të një bashkie me aq shumë probleme siç është bashkia e Prrenjasit.

Zj Rira pothuajse 2 vite në krye të bashkisë së Përrenjasit nga dita që keni marrë detyren e kryetares dhe deri tani sa e ke rikëmbur ktë bashki pasi sic e dimë ti e gjete në një gjendjet të mjerushme do ta quaja unë .?

Në fakt ke shumë të drejtë se në të vërtet bashkinë e kam gjetur në një derexhe që besoj të jetë gjetur ndonë nga bashkitë e tjera të vendit. Pas katër vitesh keqmenaxhimi dhe babëzie nga ish kryetari , gjeta një bashki me një borxh rreth 800 mil lekë të vjetra, pa përfshirë këtu pagesat e pashlyera për 5 muaj të fundit të punonjësve të administratës, pa përfshirë dhjetëra vendime gjyqësore teëpapaguara, etj. Kam gjetur fondin e emirgjencave ishte zero.Pra cdo gjë në aparatin bashkiak varionte nga minus në zero. Sigurishtë jam mundura ta rikëmb por dëmi ka qënë shumë i madh sa do shumë koë të rikuprohet , por çdo gjë ka filluar të ndryshoj duke filluar tek zyra ime që e kam gjetur pa asnjë gjë dhe deri tek buxheti i bashkisë them se deri tani e kam vënë disi në vij e po e ci drej rimëkëmbjes sigurishtë që kam dhe shumë për të bërë .

Cilat janë projekte që bashkia Prrenjas ka realizuar për këto dvite ?

Ka filluar puna për projektin e bulevardit që fillon në hyrje të qytetit të Prrenjasit dhe mbaron në dalje të tij.Financimi bëhet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe nga grantet e Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Ky financim është në vleren 80.000000 lekë të reja me tvsh. Projekti është projektuar nga studioja Arkimed dhe fituar nga firma Zdravo. Ai do t’i ndryshojë plotësisht fytyrën qytezës së Prrenjasit, me gjelbërim dhe ndricim në të dyja anët e rrugës, që në fazën e dytë do të lidhet në menyrë organike edhe me një shëtitore buzë liqenit(rezervuarit) të Prrenjasit Fshati “Rrëzë” është një ndër fshatrat më të harruar të bashkisëPrrenjas. I ndodhur në rrëzë të kodrës që kufizohet me Maqedoninë, prej vitesh me radhë ky fshat, ka qënë në harresën e pushtetit qëndror dhe lokal duke vuajtur mungesën e ujit të pijshëm dhe ujit vaditës ,mungesën e infrastrukturës, sic është lagjja e Tarushit, Çollakut, Gegës dhe Laçkës. Tani projekti i gurrave të zeza si edhe kanali vaditës i Vijës së Lumit, do ti shërbejë kryesisht këtyre banorëve për ujin e pijshëm dhe ujin vaditës. Një ndër projekte më të mëdhej është dhe Ujesjellesi “Gurrat e zeza”ky projekt do të përfitojnë rreth 6800 banorë të fshatrave: Kovanik, Skënderbej, Bardhaj, Gjashtelis, Sutaj, Rreze, dhe një pjesë e Rrajcë-Fushës. Një financim me vlerë 2,3 milionë euro, financim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Punimet do të fillojnë së shpejti. Ky është një premtim i mbajtur, një shërbim dhe detyrim ndaj popullit rrajcar. Por së shpejti, do të jemi në njësinë administrative Qukes, për të prezantuar ujësjellësin tjetër fitues Dritaj-Fanjë -Karkavec, nga i cili përfitojnë nje numër i madh banorësh. Gjithashtu, me fondet e bashkisë, po mundësojmë ujësjellësin e Varovës në Skroskë dhe ujësjellësin e Kotodeshit. Sepse uji, është vetë jeta. GURRAT E ZEZA”,është projekti më i madh i investuar në Njësinë Administrative Rrajcë Falemnderit Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që mundësoi financimin e këtij ujësjellësi, nga i cili do të përfitojnë ujë të pijshëm 6844 banorë të fshatrave; Kovanik, Skenderbej, Gjashteliz, Rrëze, Sutaj, dhe Rrajce (lagja e Çukut, Allidrit, Beqos, Malës dhe Tarushit, etj). Investimi kap vleren: 3.233.790.000 leke. Rreth 70% e kësaj vlere mbulohet nga banka gjermane KFË, 20% nga qeveria shqiptare dhe 10% nga bashkia Prrenjas

Znj Rira cilat janë projeket që do të zbatohen në dy vitet në vijim nga bashkia përrenjas ?

Na vijim të dy vjecarit bashkia Prrenjas ka përpiluar dhe plot projekte të tjera kështu është projekti i rrugës nacionale që fillon në hyrje dhe mbaron në dalje të qytetit të Prrenjasit, një projekt i financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, i cili do të ndryshojë tërësisht tablonë e qytetit tonë. Ai do të perfshijë një brez të gjelbër, bulevard në të dy anët e rrugës nacionale, ndriçim, korsi biçikletash, etj. Punimet do të fillojnë së shpejti dhe më lejoni të falenderoj edhe arkitektin e këtij projekti, Z. Gjergj Thomai. Një tjetër investim për bashkinë Prrenjas. Bëhet fjalë për projektin ” Pyllëzimi i kurorës së gjelbër të qytetit”, vlera e të cilit shkon ne 18.000 000 lekë të reja . Dikur, kurora e pishave të qytetit të Prrenjasit u dogj nga njerëz të papërgjegjshëm me idenë për të ndërtuar shtëpi banimi, por ky investim do ti japë mundësinë e gjelbërimit të kësaj kurore. Për këtë dua të falenderoj qeverinë shqiptare dhe Ministrinë Mjedisit. Ku ishte dhe dhurata më e bukur , për muajin e tokës! Shkolla 9 vjecare “Qybra Sokoli”, do të rikonstruktohet së shpejti. Kushtet e vështira të shkollës duken qarte por ne do të mund ta ndryshojmë si pasojë e një investimi prej 45.000.000 lekësh të rinj të financuar nga Ministria e Arsimit. Kjo është shkolla e vetme 9 vjecare e qytetit të Prrenjasit, ku mësojnë mbi 400 nxenës. Gjej rastin të falenderoj Ministren Nikolla për vëmendjen që i kushtoi kësaj shkolle dhe kërkojmë investimin edhe për shkollën “Dilaver Nezha” në Qukës , që po ashtu është në kushte shumë të vështira, ku mësojnë një numer i madh nxënësish.

Po për transparencë mund të na bëni me dijë projekte të tjera që bashkia prrenjas ka aplikuar nqë qeverinë shiptare dhe prêt që të miratohen ?

Po më lejoni tju bëj me dije projektet që ne, bashkia Prrenjas kemi aplikuar në qeverinë shqiptare, i njohur si Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Jemi shpresëplotë se një pjesë prej tyre do të financohen nga qeveria shqiptare. Në bazë të Vendimeve të reja të shpalluara nga Komiteti I Zhvillimit të Rajoneve për vitin 2017 Bashkia Prrenjas ka aplikuar me këto projekte: Ministria e Zhvillimit Uban Rikonceptimi i qendrës së qytetit, Prrenjas ,Rikonstruksioni i fasadave të qendrës së qytetit.Sistemim asfaltim i rrugës Autostradë-Qukës Skënderbe .Ministria e Arsimit dhe Sportit ,Rikonstruksion i shkollës 9-vjecare “Qybra SokolI.” Rindërtim i shkollës së mesme fshati Kotodesh ,Rindërtim i shkollës “Cu liqeni “Rrajcë .Ministria e Buqësisë , Zhvillimit Rural administrim te ujrave 1.Rikonstruksion dhe ndërtimi i kolektorit kryesor “Kanali i parë kullues Lingajcë-Fusha e Domosdovës “. Rikonstruksion dhe ndërtim i përroit (mure mbajtese +betonime+ prita malore ) nga xhamia fshati Rrajcë – varrezat lagja Rirës. Ministria E mjedisit 1.Pyllëzimi “ Kurorës së gjelbërt të qytetit” MINISTRIA E INOVACIONIT 1.Ndërtimi i një faqje ËEB-it . 2. Ndërtimi i programeve kompjuterike ,kërkesa -ankesa,shërbimet shoqërore, ndihma, ekonomike administrimi i taksave .FONDI SHQIPTAR I ZHVILLIMIT ,Rikonstruksion dhe asfaltim i rrugës Pishkash -Degëzimi miniera Skroskë ,rikualifikimi urban i fshatit Rrajcë dhe rikonstruksioni unazës Rrajcë-Sutaj.

Znj Rira sa e vështirë është qe të jesh kryetare e bashkisë e Prrenjasit me gjithë plagët e mëdha sociale që ka kjo bashki papunesia dhe gjëndja e vështirë ekonomike ?

Me thënë të drejten vërshtërsi kam shumë , por me punë dhe përkushtim ja del ,pothuajse unë cdo ditë në zyrën time pres qytetarë të ndryshëm që vin dhe që unë dëgjoj cdo problem të tyre , jam munduar që ku ka mundësi ti ndihmoj për tu dhënë zgjidhje problemeve të tyre me ato kushte që bashkia e Prrenjasit ka, jam mundura që të jem pranë qyetarve .Qytetarët e Prrenjasit jan të mirëpritur në cdo moment në bashki për cdo problem që ata kanë.Sigurishtë që është shumë e vështirë të jesh kryetare bashkie pasi do vullnet përkushtim punë, me orë të zgjatura durim dhe zgjidhje të këtyre problemeve , por megjitahtë nuk ka punë pa lodhje dhe lodhja ka kënaqë

Share: