Home KRYESORE Kandidatja për presidente e Francës, Le Pen qëllohet me vezë nga protestuesit...

Kandidatja për presidente e Francës, Le Pen qëllohet me vezë nga protestuesit (Video)

Kandidatja për presidente e Francës nga radhët e Frontit Kombëtar është sulmuar me vezë nga protestuesit gjatë një fushate në Brittany. Marine Le Pen mbërriti në Dol-de-Bretagne, pak ditë pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë.

Rreth 50 protestues kanë qëlluar me vezë në drejtim të kandidates për presidente, ndërsa mbanin në duar pankarta ku shkruheshin “Jashtë me fashistët”. Pas këtij veprimi Le Pen u mbrojt nga truprojat të cilët e futën brenda. Sulmi vjen nje ditë pas një debati të ashpër mes Le Pen dhe kandidatit të pavarur Emmanuel Macron.

Le Pen sulmoi rivalin e saj për sfondin ekonomik dhe qeveritar duke e akuzuar atë se ishte “kandidati i globalizimit të egër” dhe tha se versioni i tij për Francën ishte ta “kthente në një dhomë tregtie, ku çdo njeri duhet të luftojë për veten”.

Nga ana tjetër, Macron tha se liderja e Frontit Kombëtar gënjente hapur, nuk propozonte asgjë dhe sipas tij i ekzagjeronte shqetësimet e publikut. Madje ai tha në debatin presidencial se terroristët e duan kundërshtaren e tij, Marie Le Pen. Ai citoi një islamist të ketë thënë se zgjedhja e Le Pen do të ishte dhuratë për lëvizjen e tyre sepse ndarja do të çonte në “luftë civile” në Francë. “Le Pen po bien në “kurthin e urrejtjes. Ky vend nuk është i rëndësishëm për ju, ju nuk keni projekt”, tha Macron. /Bw/ Media

Share: