Home KRYESORE Kashar, kryente veprime të turpshme me nxënësen e mitur!

Kashar, kryente veprime të turpshme me nxënësen e mitur!

Mësuesi i një shkolle në Kashar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me një nxënëse të mitur të klasës së shtatë. Kanë prindërit e vajzës ata që kanë bërë kallëzimin në polici, ku në prani të psikologut, vajza ka treguar ngjarjen.

Ajo ka treguar se mësuesi i saj i saj i matematikës dhe njëkohësisht mësuesi kujdestar e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të, duke e puthur e prekur në zona intime.

Sipas vajzës, këto veprime bëheshin edhe në korridoret apo ambientet e tjera të shkollës. Nga ana tjetër mësuesi i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ka patur një marrëdhënie korrekte mësues-nxënës. Komisariati i policisë nr. 6 po merr edhe deklarimet e stafit të mësuesve të tjerë të shkollës si dhe nxënësve që janë në klasë me vajzën e ngacmuar.

Share: