Nga Leandro Laka
Të rinjtë demokrat prej tre muajsh i janë bashkuar aksionit politik për zgjedhje të lira në Shqipëri. Kjo qëndresë dhe këto protesta të zhvilluara për gjatë tre muajve të fundit janë organizuar në mënyrë që Partia Demokratike , antarët , mbështetësit e saj por edhe të gjithë votuesit të sigurohen që në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje të lira e të ndershme .
Kjo është e vërteta , e jo si në rastet kur propoganda e mediave të rreme qeveritare janë shprehur se Partia Demokratike këto protesta i organizon në mënyre që të ndalojë ligjin e “Vettingut” e të destabilizoj vendin .
Gjërat në Shqipëri në aspektin politik kanë shkuar plotësisht në drejtimin e gabuar . Komuniteti europian ka bërë disa përpjekje për të zgjedhur krizën por me këto deklarata e me këto veprime të ambasadorëve të huaj janë krejtësisht të papranueshme sepse favorizojne më shumë një palë dhe në ketë rast të favorizuar nga ambasadorët e huaj janë qeveria e partitë e majta .
Do të vijë momenti i ballafaqimit të dy partive të mëdha PD dhe PS por në ketë situat politike e diplomatike është e pamundur që zgjedhjet të kryhen sipas standarteve që kërkohen nga organizatat nderkombetare dhe Bashkimi Europian . Zgjedhjet duhet të jenë të qeta e paqësore , frika se zgjedhjet do të jenë të dhunshme është e paimagjinueshme sepse nuk do të ndodh kurrë . Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje kur do të i plotësohen kushtet e kërkuara (qeveri teknike , balancim të administratës zgjedhore) .
Gjersa të vijë ajo ditë kauza jonë , e të rinjve demokrat mbetet kërkesa për : zgjedhje të lira , të barabarta e të ndershme për të gjitha palët politike …