Home KRYESORE Kryemadhi: LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni...

Kryemadhi: LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror

Deputetja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar ndaj faktit se LSI duhet të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza.

Në një reagim në facebook, Kryemadhi shprehet se ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash.

Reagimi i plotë në facebook:

LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. Unë mendoj dhe besoj se LSI nuk është parti kuotash dhe as vasale e asnjë institucioni shtetëror. E them këtë me bindje, sidomos pasi u njoha me deklaratën e Luan Ramës, i cili u shpreh i gatshëm të paguajë gjobën që KQZ ka vënë për shkak se 3 emrat e parë në listën e kandidatëve për deputetë të LSI janë gra dhe vajza. Ndjej keqardhje dhe revoltë kur shoh që edhe një drejtues i lartë i partisë ku unë bëj pjesë mendon se përfaqësimi i grave në parlament është çështje kuotash.

Jo i dashur Luan, LSI është parti vlerash dhe nuk i ndan ato në bazë të gjinisë, por të kontributeve. Gjoba që je treguar i gatshem të paguash në KQZ duhet ankimuar dhe denoncuar si një akt diskriminimi për punën dhe angazhimin që këto gra e vajza kanë dhënë per LSI, gjë që ti dhe unë e dimë më mirë se çdo KQZ apo institucion tjetër. Ndaj si mike dhe bashkëpunëtore, të kërkoj të tërhiqesh nga ky vendim dhe të bashkohesh me qëndrimin tim dhe të të gjithë grave dhe vajzave të LSI që kanë punuar dhe punojnë me zell dhe devotshmeri për një Shqipëri më të mirë. Sepse jane pjesë e asaj liste jo vetëm sepse e meritojnë, por edhe sepse me kontributin e tyre do të jenë aktive për tē ndërtuar një jetë më të mirë për të gjithë ne.

Mikja dhe bashkepuntorja jote,
Monika Kryemadhi. Media

Share: