Home KRYESORE Lymi Tutit sun po e ftillo Li Senjefin…!

Lymi Tutit sun po e ftillo Li Senjefin…!

Nga Ledi Shamku

– Merhabà mër Lym, s’të kom pa kahone vallahi – tha Li Senjefi sapo e pikasi mes ca kazanëve portokallì mikun e vet të vjetër.
– Aferim Lio, si ke qenë zotnjote, se ne una s’të kom ra fort m’sy. Nji nështi jom tu i bo dy pare selomet, se njela pa pikën e hajrit tu u mor me rob! Pyt njoni e pyt tjetri mo, çëre po bohet, se menojn robt qi una tu nejt gjith ditën rrugash, drò i mor vesht mo mir haberet – ia priti Tuti.
– Tuto, pash t’modhin Zot, se ne una ty kom dash me t’pytë. Iher boj shyqyr qi na mur fun poterja. Po sun po ma ftillo rradakja, pse mer Tuto, për shtatë ditë davà paçëm qenë gjith kjo krisëm e modhe mre?! Una kitojshëm se ishin tu lyp nai senè mer Tut, ene thosh me kët menen teme se po rrikëm natrrushëm nja motmot! Po çëre vi i javë mër Tut? Far gjoje për Zotin s’vi, far gjoje!
– Lio, je tu ja mështjellë kuqes mullet nështina – ia priti Tuti. – Far gjoje t’duke tyna 7 dit e 7 net mre?! Po a s’e ke nigju tina mër dajë qi për i kaq kohë, Zoti qi o nji, jeretisi gjith dynjonë? Hakshe-hakshe e jeretisi për 6 dit, se t’funit u ul e pshoi Zoti qi o nji!
– Tuto prit iher se je tu m’bo lomsh e kaçile nështina – tha Liu. – Mir mër, Zoti ishte nji ene si i thojn, ishte vet Ali e vet Kadi ene s’i jepte hesap kuj! Po kto jon nja 3 a 4 mer Tuto, ene druj se po natarrohen përsitë e s’ka kush me i shkatrru mo!
– U murën pra mo vesht, ne tina! U murën vesht ene nështi kon me e hudh matonë punën ene mo shpejt se i javë! Nji ke me e pa. Hika nështi o Lio se lloqet nuk t’bijnë mill ke shpija. T’nigjofsha zon’ e mirë ene bzoj naiher për nai gastare hirrë t’ftofët!

Iku Tuti, po Liu prapë s’po e ftillonte ket punën e njëjavshit. Kishte hall se mos ngatarroheshin prapë. Ecte rrugës duke folë vetmevete: “Ene zorr’t e barkut natarrohen mërjahu, e jo s’po u natrrokshin robt e huj! Apo thu s’jon mo aqi t’huj? Sun po i jap dum vallahi, po Zoti e boftë hajër…!”

Share: