Home KRYESORE Ministrja teknike anulon urdhrin e Xhaçkës sapo hyn në zyrë. Ja cili...

Ministrja teknike anulon urdhrin e Xhaçkës sapo hyn në zyrë. Ja cili eshte:

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhuljeta Kërtusha e sapo ardhur në detyrë duket se ka filluar nga puna që ditën e parë. Kjo gjë behet e dituar nga disa dokumente të publikuara në internet, ky ministrja Kërtusha ka anuluar urdhrin e paraardhëses së saj Olta Xhaçka, duke marrë kompetenca për prokurimet publike. Për këtë ka pasur një reagim nga ana e Ministrise se Mireqenies Sociale dhe Rinisë.

“Po bëjmë të ditur se vendimi i Ministres se Punës dhe Çështjeve Sociale sot është për shfuqizimin e nje urdhri te ish-ministres e cila ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit te Përgjithshëm. Shfuqizimi i këtij urdhri absurd behet për te mbyllur çdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale. Minister Kertusha nuk do te firmose asnjë tender deri ne fund te mandatit te saj dhe do te angazhohet për sigurimin e transparencës, standardeve dhe ndalimit te çdo lloj abuzimi”, – thuhet ne reagim.

Share: