Home KRYESORE Mos luani me dinjitetin e himarjoteve… Ne përgjigje te një veprimi presidencial...

Mos luani me dinjitetin e himarjoteve… Ne përgjigje te një veprimi presidencial ne Himarë!

Nga Genc Mlloja

Po, i dashur Neranx, ju mendoni se i ashtuquajturi mision presidencial ne rastin konkret – Himara, e banoreve te tyre autoktone prej qindra shekujsh, te vërtetuara ne çdo gjë, përfshi edhe arkivat e Vatikanit – ka qene i sinqerte një vit me pare…

Me vjen keq tu them se dalja e tij ne krah te Goros, një pseudo- patrioti, është tregues se sa lire e shesin veten kjo klase politike shqiptare. Edhe ne rastin me hipotetik, një president tashme pa grada, se ia kane hequr spaletat per ti marre një tjetër krye-shtetar, qe ne fakt, sipas mendimit tim, nuk e ul ‘pjacen’ deri këtu, duhet te mbante fjalën e shqiptarit – te shkruar dhe te vërtetuar ne foto: “Mos Luani me Himaren!”

Ato toka dhe dete te djegin dhe te mbysin…

Faktet e përditshme te kësaj Shqipërie te dhimbshme po e vërtetojnë një gjë te tille. Pyetja shtrohet ku fillojnë demokrate-sit dhe cili është limiti i rilindëseve. Te dyja palët do te humbasin ne Himarë, sikurse ne fakt ka ngjare.

Kësisoj, nuk ka burrë nene, se këto te fundit janë te pamposhtura, sikurse janë te nderuarat heroina te Himares , tua grabisin pronat himarjoteve dhe te zhbejne historinë e atyre trojeve etnike dhe legjendare shqiptare.

Duket tallazet e detit i kane bere himarjotet jo te forte, por te paepur. E ky shembull është ne figurën e atij qe ka inicialet e himarjotit N. N., i mirënjohur ne Shqipëri dhe ne mbare boten.

Prandaj janë ne krah te himarjoteve e përfaqësuesve me te denje dhe te pamposhtur te tyre si Nikollaq Neranxi tanë populli shqiptar i te gjitha trojeve nga veriu ne jug te trevave shqiptare!

Share: