Home KRYESORE Nesër vendoset fati i deputetit socialist

Nesër vendoset fati i deputetit socialist

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së mërkurës do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste Vladimir Kosta.

Sipas prokurorisë, deputetit duhet t’i hiqet mandati pasi rezulton në shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Organi i akuzës ka konstatuar se deputeti Kosta nuk ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit një dënim të vendosur nga gjykata në vitin 2000 për armëmbajtje pa leje, ku rezulton i dënuar me 10.000 lekë gjobë.

Ndërkohë sipas deputetit Kosta, ai e ka shënuar këtë fakt, dhe e ka dorëzuar në një material shtesë në Komisionin Qendror Zgjedhor, por sipas Prokurorisë, kjo ka ndodhur jashtë afateve ligjore. Fati i mandatit të tij do të vendoset në mbledhjen e orës 12:00 të mërkurën në KQZ.

Share: