Home KRYESORE Ngërçi politik dhe zgjedhjet/Zyrtari i DASH pritet të vizitojë Tiranën. Ja arsyet

Ngërçi politik dhe zgjedhjet/Zyrtari i DASH pritet të vizitojë Tiranën. Ja arsyet

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, pritet të zhvillojë një vizitë në Tiranë. Burime diplomatike shprehet për 360gradë.al se ndoshta vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit zhvillohet javën e ardhshme.

Mësohet se vizita disa orëshe përfshin takime me drejtuesit më të lartë të politikës dhe shtetit shqiptar. Nëse kjo vizitë realizohet, ndoshta përbën një mundësi që të rihapen negociatat mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në funksion të gjetjes së një zgjidhjeje për situatën politike në vend.

Negociatat e deritanishme nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa palët qëndrojnë në pozicionet e tyre fillestare. Opozita e Bashkuar nuk është regjistruar në zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit, ndërsa çdo afat ligjor tashmë ka përfunduar.

E vetmja mënyrë që opozitës ti krijohet një hapësirë ligjore për t’u përfshirë në proçes janë shtyrja e datës së zgjedhjeve, por në deklaratat publike Kryeministri Edi Rama ka përjashtuar opsionin për një gjë të tillë.

Por nëse vizita e zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit do të realizohet në Tiranë në ditët në vijim dhe nëse bëhet një krahasim me situatën e vitit të kaluar për reformën në drejtësi ku u angazhua personalisht Victoria Nuland, dhe palët arritën të bien në një marrëveshje që çoi në miratimin e ndryshimeve Kushtetuese, atëherë mundësitë që palët kanë për arritjen e një zgjidhjeje ende ekzistojnë. /360grade.al/

Share: