Një prej njerëzve më të afërt të baronit kolumbian të drogës, Pablo Eskobar, vrasësi gjakftohtë, duket se e ka lënë pas profesionin e tij të vjetër dhe po merret me diçka krejt tjetër.
John Jairo Velásquez Vásquez – i njohur si ‘Popeye’, i cili i ka mbijetuar disa tentativave për ta vrarë, me armë, thikë, eksploziv dhe helmim, ka lënë pas jetën e rrezikshme dhe ka zgjedhur një ‘karrierë’ tërësisht të re.Velásquez ka bërë 23 vite burg për dhjetra vrasje, pengmarrje dhe tortura në Kolumbinë e viteve ’90.
Tani ai është një shkrimtar dhe blogger, ai shkruan në blogun e tij “Popeye Reformed”, në një tentativë për t’u bërë president, pak a shumë si Pablo Eskobari. Pra ai ka portalin e tij ku shkruan.Gjatë luftës së karteleve me qeverinë kolumbiane Velásquez besohet se ka vrarë personalisht 250 njerëz dhe ka porositur vrasjen e 500 të tjerëve.
Ai dyshohet se ka bashkëpunuar gjithashtu në hedhjen në erë të aeroplanit 703 të Avianca, ku vdiqën të 107 personat që ndodheshin në bord.“Të vrasësh, të vendosësh bomba është shumë e lehtë. Unë jam një ekspert në pengmarrje dhe çdo gjë të jashtëligjshme”, thotë ai.
Megjithëse ai jeton në të njëjtin qytet ku edhe ka kryer qindra vrasje, duket se nuk i trembet vdekjes.“Është në duart e Zotit dhe unë kam miq të fuqishëm që më mbrojnë”./360grade.al