Home KRYESORE Pas regjistrimit në KQZ/ Mediu-Basha takim 30 minutësh në PD, s’ka…

Pas regjistrimit në KQZ/ Mediu-Basha takim 30 minutësh në PD, s’ka…

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka konfirmuar se nuk ka një marrëveshjes mes forcës politike që drejton dhe Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 Qershorit. Mediu është shprehur se PR do të dalë e vetme në zgjedhje, ndërsa deklarata erdhi pas një takimi 30 minutësh mes tij dhe Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Takimi Mediu-Basha mësohet se është kërkuar nga kreu demokrat, pasi PR u regjistrua si subjekt zgjedhor në KQZ.

Burime nga PD konfirmojnë për 360grade.al se republikanët kërkonin 3 vende të sigurta në listën e kandidatëve të PD-së, ndërsa kjo e fundit në ofertën e saj, kishte ofruar vetëm dy deputetë. /360grade.al/

Share: