Genc Pollo ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Eduard Selamit kundër Lulzim Bashës, duke e quajtur atë “zombie dixhital”.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Pollo pa përmendur emra ngre një pyetje ironike: Po ky gjallë qenka?
Eduard Selami dje në një intervistë në Zërin e Amerikës akuzoi Lulzim Bashën se ka anashkaluar institucionet duke e bërë fajtor për bllokimin e reformës në drejtësi dhe bojkotin e zgjedhjeve.