Pas akuzave të ndërsjella për përfshirje në ish-strukturat e Sigurimit të Shtetit, në media, mes Presidentit të Republikës z.Bujar Nishani dhe diplomatit të ngarkuar me punë në Vatikan Visar Zhiti, përplasja mes tyre përfundon në Gjykatën e Tiranës.
Me padinë që mban numrin e aktit 9994 Mishani kërkon nga Gjykata e Tiranës që të dënojë Zhitin me akuzën e shkaktimit të dënimit ndaj figurës së presidentit dhe familjes së tij. Padia është hedhur në short këtë të martë pranë dhomës civile në Gjykatën e Tiranës dhe është gjyqtarja Mimoza Kajo që do të vendosë nëse do të pranojë apo jo padinë e presidentit të republikës.
Nishani dhe Zhiti janë përfshirë në akuza të ndërsjella mes tyre pasi presidenti refuzoi të dekretoj Zhitin për postin e ambasadorit pranë selisë së shenjtë në vatikan.
Kjo është padia e dytë e depozituar në gjykatë nga Nishani ndaj një ish funksionari të lartë të partisë demokratike pasi më parë në Gjykatën e Durrësit ai ka paditur dhe ish zv/kryeministrin demokrat, Bashkim Kopliku./Shqiptarja.com/